Gates : Monedhat virtuale si bitcoin janë duke vrarë direkt njerëzit

01 mars 09:21

Themeluesi i “Microsoft”-it dhe Bill Gates njëri nga njerëzit më të pasur në botë deklaroi, se ka qëndrim të rezervuar për kriptovalutat.

Sipas tij, ato po vrasin njerëzit në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë. Këtë qëndrim Gates e shprehi gjatë një diskutimi online në të cilin ai përgjigjet drejtpërdrejtë në çdo pyetje që një pjesëmarrës anonim i kërkon atij të bëjë.

Gjatë shpjegimit të tij, miliarderi në të njëjtën kohë shprehi shqetësim mbi anonimitetin e kriptomonedhave, gjithashtu  për rolin e tyre në “shkaktimin e vdekjes”. “Ndryshe nga kartat e kreditit, anonimiteti që ofrojnë kriptomonedhat si bitcoin mund të përdoren për blerjet e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë në uebin e errët, dhe kështë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë të shkaktojnë vdekjen”, deklaroi Gates.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti gjatë ditës së sotme sipas parashikimeve të meteorologëve prite…