Gattuso emërohet trajner i Valencias

09 qershor 2022 | 11:33

Ish-mesfushori dhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është emëruar trajneri më i ri i Valencias. Trajneri italian, i cili mbërriti në këtë qytet mbrëmjes e së mërkurës, është zyrtarisht trajner i skuadrës spanjolle.

Trajneri italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me pagë 3 milionë euro në sezon plus bonuset (të lidhura me rezultatet). Gattuso po përgatitet për një aventurë të re në La Liga,

Ish-trajneri i Napolit ka folur me gazetarët e pranishëm në aeroportin e Manises. “Tifozët po më presin me padurim dhe unë po pres me padurim të filloj punën. Nesër (sot) do të flasim për gjithçka dhe do të punojmë shumë”, ka thënë tekniku kalabrez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi dhe…