Gattuso kërkon fitore ndaj Betisit

08 nëntor 2018 | 13:43

AC Milan para dy javësh është mposhtur nga Real Betisi (1-2), por trajneri Genaro Gattuso dëshiron fitore në Spanjë.

“Është e vërtetë që kemi mungesa, por na është rikthyer në dispozicion Calhanoglu, ndonëse nuk është në formën më të mirë. Natyrisht që e kemi një plan për mënyrën sesi do rreshtohemi dhe si do interpretojmë ndeshjen, por këtë do ta shikoni në fushë, mbrëmjen e të enjtes. Nuk duam asnjë alibi, por do të kërkojmë të marrim fitoren dhe të sigurojmë kualifikimin sa më shpejt”, ka deklaruar Gattuso.

Skuadrën e Milanit e pret edhe një ndeshje e rëndësishme në fundjavë, pasi i shkon skuadrës së Juventusit.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti Hashim…