Gattuso: Rrahmani do t’i ketë sërish shanset e tij

11 janar 2021 | 22:44

Napoli të dielën e mposhti Udinesen (1-2), por protagonist në këtë sfidë ishte kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani.

Gattuso e zëvendësoi mbrojtësin “dardan” me të filluar pjesa e dytë, por në një intervistë ka thënë se Rrahmani do t’i ketë përsëri mundësitë e tij.

“Më vjen keq për Amirin. Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por trajneri duhet t’i bëjë zgjedhjet e tij. Ai do të ketë akoma shanset e tij, por kësaj radhe vendosa ta heq në gjysmën e ndeshjes”, ka thënë Gattuso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se…