Gazetarët ukrainas dhe afganë pajisjen me kartela udhëtimi nga trafiku urban

22 maj 2023 | 15:19

Deri në fund të vitit 2023, gazetarët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e Trafikut Urban në Prishtinë.

Këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga Asociacioni i

Gazetarëve të Kosovës, për të pajisur me kartela 18 gazetarë të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Kartelat e udhëtimit ia ka dorëzuar të hënën drejtoresha ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Bojaj dhe kyreshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e frytshëm Komunën e Prishtinës dhe Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban”.

Gazetarët janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar  për hapjen e…