Gazetari Avni Deliu fiton çmimin “Blerim Zhabari” për gazetari të karrierës

21 dhjetor 2023 | 20:54

Gazetari Avni Deliu sot është shpërblyer me çmimin “Blerim Zhabari”. Ky çmim Deliut i është dhënë me motivacion për gazetari të karrierës. Çmimi mbanë emrin e bashkëthemeluesit të Gazetës Online Veriu.info dhe gazetarit të ndjerë, Blerim Zhabari.

Avniu ka punuar në gazetën “Rilindja” nga paslufta deri në mbylljen e saj, ku me pas nga viti 2004 deri më 2016 ka punuar korrespodent nga Vushtrria për Radio Kosova (RTK). Tash profesionin e ushtron si gazetar i pavarur.

Çmimin për Avni Deliun e ndanë bashkëshortja e Blerim Zhabarit, Kumrije Zhabari, së bashku me bashkëthemeluesin dhe pronarin e Veriu.info, Gazmend Morina.

Ky çmim që për këtë vit është dhënë në vlerë prej 200 euro, do të vazhdojë të ndahet çdo vit.

Në emër të kompanisë mediale Veriu.info Sh.P.K., Gazmend Morina, i ndau familjes së Blerim Zhabarit “Mirënjohje ‘post mortum’ për kontributin e dhënë në themelimin dhe funksionimin e Veriu.info”, të cilën e pranuan bashkëshortja e Blerimit, Kumrija dhe djali Erjoni.

Me këtë rast pronari i kompanisë mediale “Veriu.info Sh.P.K.”, evokoi kujtime nga puna me Blerim Zhabarin, duke vlerësuar lartë personalitetin, profesionalizmin dhe pasionin e përbashkët për gazetarinë.

Ky çmim nga “Veriu.info Sh.P.K.” është ndarë sot (21 dhjetor), që është edhe ditëlindja e 49-të e Blerim Zhabarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësor është goditur nga një veturë, që për pasojë…