Gazetari spanjoll: Barça mund ta transferojë Januzajn

10 dhjetor 2021 | 16:54

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj mund të transferohet te Barcelona në muajin tjetër ose në afatin kalimtar të verës.

Ansori me prejardhje nga Kosova është pjesë e Real Sociedadit që nga vera e vitit 2017 dhe ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin bask. 26-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe ai mund të transferohet në “Camp Nou”. Lajmin e ka bërë me dije gazetari spanjoll Lluis Canut, i cili ka thënë se Barcelona ka filluar ta vlerësojë seriozisht mundësinë e transferimit të Januzajt.

Reprezentuesi i Belgjikës në verë mbetet lojtar i lirë por, sipas Canut, nuk përjashtohet që Barcelona ta tentojë transferimin e tij edhe në janar. Ish-futbollisti i Manchester Unitedit këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Sociedadin, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati amerikan, William Walker, thotë se përpjekja e zyrtarëve në…