Gazmend Luboteni, kryetar i Këshilli Shtetëror të Cilësisë

20 prill 2018 | 15:42

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur të premten takimin e parë konstituiv të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ku në praninë e pesë anëtarëve vendorë të këtij Këshilli dhe në komunikim të drejtpërdrejtë (online) me tre anëtarët ndërkombëtarë, me shumicë të votave, kryetar i KShC-së u zgjodh Gazmend Luboteni.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka uruar anëtarët e KShC-së për detyrën e re, për të cilën tha se është angazhim sa i rëndësishëm aq edhe me punë dhe përgjegjësi të lartë karshi interesave të komunitetit arsimor dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se anëtarët ndërkombëtar të KShC-së do të kenë mandat pesëvjeçar, kurse për ata vendorë do të përcaktohet mandati trevjeçar apo pesëvjeçar.

Anëtarët e KShC-së në prani të ministrit lexuan deklaratën e betimit, me të cilën u zotuan se do të kryejnë me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën që iu është besuar.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim lamtumirës e…