Gazmend Syla kujton takimin e parë me Bekim Berishën e Bedri Shalën

09 gusht 22:14

Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, në një postim në “Facebook” kujton takimin e parë me Bekim Berishën, Bedri Shalën e shumë bashkëluftëtar tjerë të ndodhur gjatë vitit 1998, pak kohë para se të vriteshin në Betejën e Junikut. Madje Syla si një luftëtar i ri në moshë tregon sesi kishin marë urdhër që të thyenin kufirin në Qafë Morinë, por me sygjerimin e një oficieri shqiptar ata ishin tërhequr e që më pas ishin futur në Kosovë përmes Rrasës së Zogut e për në Shtabin e Gllogjanit.

Postimi i plotë i ish-ushtarit të UÇK-së, Gazmend Syla:

100 djem të ri, që ishim dërguar në stërvitje në fshatin Dobrejë (Shqipëri) nën përgjegjësinë e komandant Bujar Ukimeri, për tu bërë gati të jenë Batalioni i parë Sulmues, nën drejtimin e Fadil Nimani – Tigri, ende pa u bërë tre muaj, në fund të korrikut 1998 do të urdhëroheshim të kthehemi në Kosovë.

U armatosëm në fshatin Hoxhaj, e vazhduam deri në kufi, ku për herë të parë takova komandantin Bekim Berisha – Abeja. Aty ishte edhe Fadil Nimani e Bedri Shala, e nuk e mbaj mend mirë por më duket se ishin edhe Toni e Mici.

Aty e morëm vesh se ishte vendosur që të thenim kufirin në Morinë, ne si batalion si dhe bashkëluftëtarë të tjerë që ishin pozicionuar në pikë tjetër.

Me insistimin e një komandanti kufitar të Shqipërisë, i cili kishte marrë urdhër nga Tirana, plani për thyerjen e kufirit nuk u realizua.

Gjithmonë do e mbaj mend oficerin nga Graboci i Pejës, i cili luftën kundër Jugosllavisë e kishte filluar në frontet kroate e boshnjake. Abeja do të mbetet shembulli i guximit dhe sakrificës. Deshti fati që Abeja të ndalej në Junik, e ne te vazhdojmë rrugën drejt Shtabit të Zonës në Gllogjan.

Me 10 gusht 1998, derisa ne ishim në luftime, morëm lajmin e hidhur se Abeja ishte përjetësuar heroikisht, bashkë me luftëtarët Bedri Shala nga Negroci i Drenasit, Përmetin e Eltonin nga Gjakova.

Atë ditë, do binte heroikisht edhe luftëtari i Batalionit tonë Jusuf Kelmendi – Cule, një djal i heshtur nga Peja, serioz e i disiplinuar në kryerjen e detyrave ushtarake.

Jetojmë në lavdinë tuaj

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate sot i'u bashkuan edhe disa anëtarë të rinj.…