Gazmend Syla: Nuk ka gjykatë që na ndal në të drejtën tonë

19 korrik 2019 | 16:48

Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes rrjetit social në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Sylës:

Nuk ka gjykatë që na ndal në të drejtën tonë, Kosova për asnjë çmim nuk ka tokë me dhanë, “Republikë” brenda republikës nuk lejojmë me ndodhë, këtë duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë Rusia, Serbia dhe argatët e tyre të jashtëm e fatkeqësisht edhe të brendshëm.
Këto lojëra veç sa na forcojnë, nuk ju kemi përkulur krajlive nuk i përkulemi askujt.
Rroft UÇK-ja!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, ka ftuar…