Gazsjellësi ‘TAP’ nis shtrimin e tubave në bregdetin shqiptar
Gazsjellësi “TAP” ka nisur shtrimin e tubave në det, Shqipëri. Kompania që është duke punuar për këtë proces, është duke përdorur anijen “Castoro 10”.
Tubat e gazsjellësit janë salduar në bordin e anijes, e cila ndodhej 1.4 km nga bregu i detit.
Saldimet më janë testuar dhe tubacioni është ulur në shtratin e detit. 1.8 kilometrat e para të tubacionit të salduar janë tërhequr drejt bregut, në pikën e daljes në det në afërsi të Fierit.
Anija “Castoro 10”, me gjatësi 139 metra dhe gjerësi 31 metra, është duke vazhduar në Shqipëri punimet për shtrirjen e tubacionin në ujërat e cekët dhe instalimin e fibrës optike. Gjithashtu, është duke u punuar për mbulimin e tubacionit në det dhe në breg. Punimet për seksionin detar të “TAP”-it në Shqipëri kanë filluar në tetor të vitit 2018.
Seksioni detar i “TAP”-it, që bashkon bregun shqiptar me atë italian, është i gjatë 105 km. Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik: 37 km në ujërat territoriale të Shqipërisë; 25 km në ujërat territoriale të Italisë; dhe 43 km në ujërat ndërkombëtar.
Pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit dhe do përdoren gjithsej 100 mije ton tuba. /TCh/