Gecaj i quan ‘kuaj të Trojës’ Osmanin, Avdylin dhe të tjerët që u larguan nga LDK-ja

27 janar 2021 | 15:49

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, i ka quajtur “kuaj të Trojës” dhe imbecilë Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin dhe të tjerët që janë larguan së fundmi nga kjo parti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gecaj ka thënë se ata dështuan ta marrin kalanë nga brenda dhe tani shpresojnë se me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë.

“‘Kuajt e Trojës’ të cilët dështuan ta marrin kalanë nga brenda, tani shpresojnë se, me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë … imbecilë!”, ka shkruar Gecaj.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së Haxhi Avdylit, i cili është shprehur i bindur se me zgjedhjet e 14 shkurtit do të vuloset rënia e Isa Mustafës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…