Geci në rrëfimin për daljen publike të UÇK-së: Teksti është shkruar nga Rexhep Selimi

28 nëntor 2022 | 21:10

Xhevahir Geci, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, ka folur ekskluzivisht në emisionin e Presingut në T7 për fillimet e UÇK-së.

Ai foli për daljen publike në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Geci foli edhe për Daut Haradinajn, si njeri i cili kishte qenë në mesin e luftëtarëve të UÇK-së të cilët dolën publikisht.

Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë i përgatitur që me forcën e tij nga Dukagjini t’i ndihmojë Drencisë sa herë që ka nevojë.

Geci po ashtu tha se tekstin e daljes publike të UÇK-së e ka shkruar dhe lexuar vetë Rexhep Selimi.

“Pjesë e këtij organizimi kemi qenë duke nisë prej komandantit legjendar, Adem Jashari. Kemi qenë pjesë e organizimit të daljes publike të UÇK-së në shtëpinë e Sabit Gecit. Ka qenë komandanti legjendar, Sylejman Selimi, Jetullah Geci, Sabit Geci, Abedin Rexha, Unë(Xhevahir Geci), Sejdi Geci, edhe disa tjerë. Pastaj ka ardh edhe Dauti Haradinaj, të cilit iu është dhënë e drejta, d.m.th. e kemi respektu si djalë i ri si pjesë e aksioneve nga ana e Dukagjinit që çdoherë, sa herë kemi pas vështirësi ose luftime në Drenicë, çdoherë është përgjigj edhe ai me aksionet me grupin e dukagjinit. Është bërë një koordinim i mirëfilltë mes këtyre aktereve dhe është shkru një tekst bashkarisht kanë marrë pjesë. Tekstin e ka shkruar Rexhep Selimi. Ka qenë edhe Muja si figurë, që lehtë është kamufluar. Dauti ka qenë një djalë i ri, që nuk e ka njoftë dikush tjetër, përveç neve, grupit të UÇK-së”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevahir Geci, një prej bashkëluftëtarëve më të afërt të komandantit…