Gega: Sonte ndjeva edhe një herë energjinë dhe besimin për ndryshim
Kandidati për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, i cili garon me numrin 68, pastakimit ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie nga Suhareka tha se ka ndjerë energji dhe besim për ndryshim.
“Sonte, në prezantimin e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ndjeva edhe një herë energjinë dhe besimin për ndryshim”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mbrëmja ka reflektuar nevojën për një qasje serioze në politikë dhe qeverisje.
“Ishte një mbrëmje që tregoi qartë se Kosovës i duhet një qasje serioze, me njerëz që dinë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për qytetarët”, ka shtuar Gega.
Në fund, ai ka publikuar edhe numrat e tij dhe të partisë për fushatë: “PDK 125 | Bedri Hamza 1 | Arben Gega 68”.



