Genc Nuza ftohet në Evropianin U19 ‘Malta 2023’

02 maj 2023 | 16:22

Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Kosova do të përfaqësohet në një Kampionat Evropian. Është gjyqtari Genc Nuza, i njohur për autoritetin e tij në fushën e gjelbër dhe i vlerësuar nga UEFA, që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kampionati Evropian U19 “Malta 2023”.

Ky kampionat do të zhvillohet prej 3 deri më 16 korrik në Maltë. Nuza, i cili do të jetë gjyqtar i katërt në këtë turne, është një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në këtë event të rëndësishëm.

FFK-ja vlerëson se një ftesë e tillë, pa dyshim, është shembull i vlerësimit të punës së palodhshme dhe punës së mirë që gjyqtari në fjalë ka bërë në fushën e ndarjes së drejtësisë në futboll, por edhe përkushtimit të federatës në ngritjen e kuadrove sa më profesionale në këtë segment.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, më 6 maj do të…