Gënjeu se është grabitur nga persona të armatosur, Policia arreston 26 vjeçarin në Mitrovicë

08 shkurt 2024 | 21:03

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili kishte deklaruar rrejshëm se më datën 6 shkurt në fshatin Zhabar i janë grabitur një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Hetuesit kanë zbuluar se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Hetuesit rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, dy ditë më parë kishin nisur hetimet për veprën ‘grabitje’ të raportuar nga viktima/tashmë i dyshuari i cili kishte deklaruar se me datën 06 shkurt 2024, rreth orës 22:56, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ishte ndaluar nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave. Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’. Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari P. H., 26 vjeçar, të ketë lajmëruar rrejshëm.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mbështetur në provat e siguruara, me autorizim të prokurorit vepra penale “Grabitje’ rikualifikohet në veprat penale ‘ Lajmërim i rremë ’ dhe ” Keqpërdorim i besimit”

“Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”, thuhet tutje në njoftim./Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se…