Gent Begolli: Ka shpresë të madhe për Telekomin

19 shtator 2018 | 20:05

Për disa vjet me radhë, gjendja financiare në Telekomin e Kosovës është jostabile. Kjo ndërmarrje publike është në këtë gjendje si pasojë e borxheve të mëdha.

Por kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se pavarësisht kësaj gjendje të rënduar financiare, ka shpresë për këtë ndërmarrje publike.

“Ashtu si jeni informuar, në Telekom nuk është gjendja e mirë financiare, ka problematika të ndryshme – unë e kam gjetë Telekomin me 60 milionë euro borxhe”.

“Ka përmbarues çdo ditë që trokasin në dyert e Telekomit që të marrin borxhet e tyre, me kontrata të vështira, të hartuara në formë që të jenë të paqëndrueshme për Telekomin”.

“Kemi numër të madh të punëtorëve që janë pa përshkrim të vendeve të punës”.

“Në Telekomin e Kosovës ka shpresë, kemi bërë Strategji Dalëse që është dërguar edhe në Qeveri. Një nga pikat e kësaj strategjie është edhe investimet emergjente të domosdoshme në teknikë, edhepse gjatë viteve të kaluara ka pasë investime marramendëse por nuk ka pasë rezultat”.

“Fillimisht kemi bërë inkasimin urgjent të borxheve, uljen e shpenzime operative si psh. Tek lokalet me qira kemi ulë shpenzimet për 30 %, kemi ulë shpenzimet e marketingut, donacionit dhe ulje te tjera drastike”.

Begolli si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është zotuar se do të punojë fort dhe do t’i shkojë deri në fund punëve që ka nisur.

“Implementimi i planit të ristrukturimit, kemi gradime mbi gradime duke rezultuar me punëtor të shitjes që ka gradë 5 por edhe me gradë 8”.

“Zotohem se në fazën e ristrukturimit do t’i bëjmë punëtorët krenar. Edhe për ata që nuk vijnë në punë ose kanë degraduar në një formë, do t’i japim zgjidhje atyre rasteve”.

“Unë do t’i shkoj deri në fund që të kete displinë tek punëtorët, gradimet të bëhen në formën më të mirë të mundshme derisa nuk jam për uljen e pagave në mënyrë drastike”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…