Georgieva kandidatja e BE-së për FMN

03 gusht 2019 | 14:21

Drejtuesja 65-vjeçare e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva morri mbështetjen e pjesës dërrmuese të 28 vendeve anëtare të unionit pas dy raundesh bisedimesh dhe 12 orë negociata mes vendeve anëtare.

Kandidatura e saj mposhti kështu atë të Jeroen Dijsselbloem.
Georgieva është një politikane e qendrës së djathtë e cila është rritur në Bullgari gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Më pas ajo ndoqi një karrierë të gjatë që e çoi edhe në majat më të larta të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.

Pjesa më e madhe e vendeve anëtare të unionit mbështetën kandidaturën e saj pavarësisht se do të sjellë një ndryshim të rregullave të brendshëm të FMN që kërkojnë që drejtuesi të jetë më i ri se 65 vjeç në momentin që merr detyrën.
Kjo gjë mund të dobësojë kandidaturën europiane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Steven Mnuchin, Sekretarit të Thesarit kanë shprehur konsiderata të larta për Georgievën, shkruan “scantv”.

FMN-ja, institucion me bazë në Washington është drejtuar gjithmonë nga një europian. Christrine Lagarde, dha dorëheqjen në Korrik duke qenë se do të zëvendësojë Mario Draghin në krye të Bankës Qendrore Europiane. Kreu i ri i FMN do të zgjidhet më 4 tetor, ndërkohë që kandidaturat do të pranohen deri më 6 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur…