Gërmizaj zëvendëson Susurin në pozitën e drejtorit të Arsimit në Prizren

15 maj 2019 | 13:11

Skender Susuri nuk do të jetë më drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Prizrenit. Kjo është bërë me dije në një konferencë të përbashkët për medie të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Skender Susurit, ku është thënë se një gjë e tillë ishte kërkuar nga drejtuesit e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Drejtori i deritanishëm i Arsimit në Prizren, ka thënë se partia e tij nuk është duke e përkrahur dhe se ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin të cilin e ka udhëhequr.

Në vend të Susurit është emëruar Gani Gërmizaj i cili po ashtu është pjesë e Nismës Socialdemokrate.

“Të dashur miq, të nderuar qytetarë, dua të ndajë një lajm me ju. Nga sot do të jem i ngarkuar me një detyrë të re.  Pra, nga sot jam emëruar drejtor i DKA-së në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën fillimisht falënderojë Nismën Socialdemokrate, pastaj Degën e Nismës në Prizren dhe kryetarin Zafir Berisha për besimin e dhënë.  Garantoj se puna dhe detyra ime e re do të jetë në përputhje të plotë me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë në fuqi. Po ashtu, zotohem se të gjitha angazhimet e mia do të jenë të bashkërenduara dhe në harmoni të plotë me politikat që janë të hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, respektivisht nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka”, ka shkruar Gërmizaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person

Gani Gërmizaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e…