Gerrardi zbulon se a synon të rikthehet në Liverpool si trajner

18 nëntor 2021 | 14:05

Legjenda angleze, Steven Gerrard ka refuzuar të tregojë nesë mendon rikthimin e tij te Liverpooli në të ardhmen në rolin e trajnerit.

Gerrard ka mbaj konferencën e tij të parë për shtyp me Aston Villan para një ndeshje të Ligës Premier.

Anglezi është përgjigjur pyetjes së gazetarit sa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Liverpool si trajner një ditë. Ai ka theksuar se ndihet mirë te Aston Villa dhe do ta shkrijë gjithë potencialin e tij te ky klub.

“Nuk mendoj se kjo konferencë shtypi duhet të jetë për ndonjë klub tjetër përveç Aston Villa…”, ka thënë fillimisht Gerrard.

“Unë jam i gjithi brenda Aston Villas dhe mund t’u premtoj mbështetësve tanë se është kështu. Është një nder i vërtetë të jem këtu”, përfundoi legjenda angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Punëve…