Gërvalla bisedon me homologen suedeze për dialogun Kosovë – Serbi

09 qershor 2021 | 17:18

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla,  ka zhvilluar të mërkurën një takim në formë virtuale me homologen e saj suedeze, Ann Linde.

Gërvalla, ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj do të jenë përherë mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite.

Ajo ka veçuar kontributin e Suedisë përmes prezencës në KFOR dhe gjithashtu bashkëpunimin suedez për zhvillim.

Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja vendeve, Gërvalla ka njoftuar ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë me zhvillimet politike në vend si dhe prioritet e Qeverisë së re. Në këtë drejtim ministrja Gërvalla ka theksuar se prioritet mbetet forcimi i rendit dhe ligjit.

Temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral.

Palët kanë diskutuar edhe për politikat e jashtme feministe dhe nevojën për të shkëmbyer përvojat në këtë drejtim dhe gjithashtu për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e kulturës.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për diasporën shqiptare në Suedi dhe për të ardhmen e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e prezantimit…