Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuam shtetin

12 qershor 2021 | 23:20

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se më 12 qershor 1999 i ishte dhënë fund shtypjes dhe gjenocidit të Serbisë.

Ajo ka thënë në Ditën e Çlirimit se populli i Kosovës arriti që të ngritet dhe ta krijojë shtetin pas të bëmave të Serbisë.

“Me ndihmën e NATO-s, makineria serbe përfundimisht ishte ndalur. Ne menjëherë nisëm të rindërtojmë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara. U ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet të fortë, krenar dhe të pavarur, sepse qytetarët e Kosovës kurrë nuk e humbën besimin dhe kurrë nuk do ta humbin”, ka thënë Gërvalla në Twitter.

Ajo ka shtuar se Serbia mbi shqiptarët e Kosovës ka kryer krime të rënda mbi civilët, fëmijë dhe të vjetër.

“Ne kurrë nuk I harrojmë viktimat, heronjtë dhe luftëtarët tanë të guximshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Residentët e një prej zonave më të pasura në Britani,…