Gërvalla në KS të OKB-së: Serbët deshën ta vrasin Dick Martyn e t’ia linin fajin Kosovës

21 prill 2022 | 08:06

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur kërcënimin me jetë që i është bërë senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimi sekret serb. Ajo u është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, në KS të OKB-së, që tha se serbët në Kosovë “po rrezikohen”.

Gërvalla iu përgjigj se këto janë deklarata të rremë, të njëjta me ato të Millosheviqit e që krijoi pretekste për ndërhyrje në shtete të tjera.

“Ministri i Jashtëm jo vetëm që po mundohet t’i falsifikojë faktet, por edhe të krijojë një perceptim sikur Millosheviqi. Ai mundua të krijojë një perceptim sikur serbët janë në rrezik dhe duhet ndërhyrja ushtarake për t’i mbrojtur. Kemi pasur raste të tilla. Kemi rastin “Panda” në Pejë ku faji iu la UÇK-së për vite të tëra, ndërkohë që ishin serbët që vranë serbët. Më lejoni të flas për Dick Martyn. Ai i akuzoi për krime përfaqësues kosovarë që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj. I njëjti zotëri Dick Marty iu tha medieve ditët e fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi siguri për shkak se intelegjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e policisë zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme”, tha ajo.

Gërvalla tutje tha se Kosova ka një ndër kushtetutat më moderne në Evropë që u lejon minoriteteve të drejta dhe përfaqësim në institucione. Ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të reagojë për atë që po ndodh në Ballkan tani.

“Nuk është për qytetarët serbë në Kosovë, pasi ata mbrohen nga një kushtetutë shumë moderne, e krijuar më 2008. Jam krenare që them se kemi një ndër kushtetuat më moderne në Evropë, që u jep minoriteteve përfaqësim në të gjitha nivelet dhe institucionet. Nuk është për serbët, por për Serbinë dhe qëllimet e tyre politike që ta largojnë shtetin e Kosovës. Por ne jemi aty dhe do të jemi aty. Kemi treguar se demokracia dhe liritë janë fundamentet tona. Nëse shihni shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor, kemi 90 % aprovim të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe më shumë se 90 % në ANTO”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur vrasjen…