Gërvalla në margjinat e samitit “Summit of the Americas” takon disa ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme

10 qershor 2022 | 22:08

Në margjinat e samitit “Summit of the Americas”, i cili po mbahet në Los Angeles të ShBA-së, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë të vendeve të ndryshme, për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Gërvalla ka takuar ministrat e Jashtëm të Bahamas, El Salvadorit, Kolumbias dhe Guajanas.

Ajo në llogarinë e saj në “Twitter” ka shkruar se këto takime kishin në fokus bashkëpunimin mes Kosovës dhe këtyre vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje nga Anglia U21…