Gërvalla për takimin me Blinkenin: Ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e presidentit Biden

10 qershor 2022 | 21:56

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, dhe ambasadorin Ilir Dugolli, po marrim pjesë në “Samitin e Amerikave”, i cili po zhvillohet në Los Anxhelos.

Ministrja Gërvalla për takimin që ka zhvilluar me Blinkenin ka shkruar edhe në “Facebook”.

Gërvalla ka treguar se Blinkenin ritheksoi se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e presidentit Biden.

“Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë”.

“Sekretarin Blinken e falënderova jo vetëm për ftesën, por edhe për mbështetjen e pakrahasueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Sekretari Blinken gjatë kësaj bisede ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
83 nxënës të klasës së 12-të të shkollës “Ali Hadri”…