Gërvalla pret në takim emisarin e kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor

13 maj 2022 | 15:51

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, do ta pres në takim sot (e premte) të dërguarin e kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

MPJD-ja përmes një komunikate për media ka njoftuar se kryediplomatja Gërvalla në orën 19:00 do ta pres emisarin gjerman, Manuel Sarrazin, ndërsa pas takimit do të ketë deklaratë për media.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor z. Manuel Sarrazin. Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazi do të japin deklaratë për media”, ka njoftuar MPJD-ja.

Emisari gjerman dje është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugën…