Gërxhaliu: Kujdes me Bankën Qendrore të Kosovës

09 nëntor 2021 | 13:32

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë, të vlerësohet pozitivisht për të arriturat dhe për ruajtjen e stabilitetin financiar në vend, për këtë është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN, BB, Departamenti i Shtetit, KE etj.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerësoi se mungesa e bordeve në ndërmarrjet publike në këtë rast edhe mos kompletimi i bordit të BQK-së krijon probleme në ekonominë kosovare.

“Rëndësia e bankës qendrore si në luftë dhe paqe është një rëndësie të veçantë,  mungesa e bordit të BQK-së, është dëm shumë i madh për ekonominë kosovare. Fatbardhësia më e madhe për ekonominë kosovare është se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin financiar në vend, edhe pse si duket guvernatori komplet riskun e funksionimit të BQK-së, e ka marrë mbi supet e veta, e që vërtet është për tu inkurajuar”, tha ai për ATV.

Sipas Gërxhaliut edhe në kohë luftë janë tri shtylla apo institucione që mbajnë shtetin e ata janë: Presidenti i shtetit e në një njëjtën kohë është edhe komandant suprem i forcave, është Gjykata Kushtetuese dhe kuptohet guvernatori i Bankës Qendrore.

“Nëse më shumë se një vit të mbetet i pa kompletuar bordi i Bankës Qendrore dhe të sulmohet banka për stabilitet është diçka që ndodh vetëm në Kosovë dhe si duket ata deputet ndoshta nuk e dinë, se e arritur më e madhe e Kosovës është e arritur e Kosovës anëtarësimi Kosovës në Bankën Botërore (BB) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sot çdo cenim apo sulm ndaj BQK-së, është sulm ndaj partneritetit me FMN-në. Performanca pozitive e BQK-së, është vlerësuar lartë nga miqtë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar

FMN-ja ka vlerësuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar

Ndryshe edhe FMN-ja ka vlerësuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar. Kjo shprehet nëpërmjet  niveleve të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, në njërën anë si dhe kredive joperformuese në nivele të ulëta, në anën tjetër, të cilat janë pjesërisht si rezultat i  masave të ndërmarra nga BQK-ja lidhur me pandeminë.

Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues  për Artikullin IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për ristrukturimin e kredive kanë mundësuar rritjen e kreditimit, të cilat do të kenë rritje vjetore prej mbi 10% gjatë vitit 2021.

Ndryshe edhe deklarata përmbyllëse e FMN-së përcakton edhe prioritetet e politikës financiare siç janë: ruajtja e pavarësisë së Bankës Qendrore, kompletimi sa më i shpejtë i Bordit të Bankës Qendrore, rritja e mëtutjeshme e Fondit Emergjent të Likuiditetit, i cili mund të bëhet nga ndarja e re e SDR-ve (special draëing rights), si dhe vazhdimi i monitorimit të rrezikut kreditor, sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së për të analizuar rrezikun e bankave në kontekst të aplikimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë gjithçka është zyrtare. Seriali që po bën bujë të…