Gërxhaliu kundër ligjit që përcakton çmimet dhe sasinë e produkteve që mund të blihen

09 nëntor 2022 | 11:41

Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg përveç tjerash parasheh që të ketë edhe kufizime në sasi për një produkt që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar.

E për këtë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se me kufizim sasior dhe caktim të çmimeve bizneset e vogla nuk do të mund të mbijetojnë.

Sipas tij, ky ligj jo vetëm që është antikushtetues dëmton edhe ekonominë e tregut. Gërxhaliu ka theksuar se është për keqardhje që disa ekonomistë thonë se na duhet një ligj i tillë.

“Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale. Agjenda politike është duke dominuar dhe problemet ekonomike po preken vetëm shkarazi dhe jo në substancë. Në këtë drejtim rekomandimet e ekspertëve po hasin në vesh të shurdhër. Ligji për produktet esenciale është antikushtetues, po ashtu e dëmton ekonominë e tregut, dhe me vjen keq kur dëgjojë ekspertë të ekonomisë duke thënë se Kosovës i duhet një ligj i tillë. Përpos që po dëmtohet sektori privat, po dëmtohen edhe qytetarët e Kosovës. Dhe keni parasysh se monitorimi i këtij ligji do të jetë i zbehët”, është shprehur ai.

Gërxhaliu ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një ligj të tillë, por për mekanizma tjerë, duke shtuar se ligjet nuk duhet të jenë për interesa të partive politike por për interesa të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë.…