Giggsi: Bale mund ta zëvendësojë Ronaldon

31 gusht 2018 | 13:22

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, mendon se bashkëkombësi i tij nga Uellsi, Gareth Bale, është mjaftueshëm i mirë për ta zëvendësuar hapësirën e lënë bosh nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

“Kur dikush si Cristiano largohet, atëherë gjithmonë do të ketë më shumë vëmendje dhe presion në lojtarin që do ta zëvendësojë atë sa iu përket golave dhe rrezikut. Është një hapësirë e madhe e mbetur bosh, por Garethi ka përvojë tani pasi që ka qenë në klub për një kohë të gjatë. Çdo vit ka më shumë presion mbi të dhe ai e ka përballuar këtë në mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Giggs.

“Është ndryshe këtë vit sepse Cristiano është larguar dhe tani do të ketë më shumë vëmendje mbi lojtarët që duhet t’i zëvendësojnë golat e tij. Por, Garethi i ka shfaqur aftësitë e tij në ndeshjet e mëdha dhe ai mund t’i përballojë të gjitha gjërat që i dalin përpara”, ka deklaruar Giggs.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur…