Giresse: Grupi jo i vështirë na jep ambicie për t’u kualifikuar  

20 mars 2023 | 11:25

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Alain Giresse është shprehur optimist në konferencën për medie në kuadër të fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ai ka thënë se grupi nuk është shumë i vështirë, por nuk duhet të nënçmohen rivalët.

“Jemi këtu para këtyre lojërave para kampanjës së re kualifikuese. Fillimisht do të flisja për grupin në të cilin ndodhemi. Ndodhemi në një grup nuk është shumë i vështirë. Nuk duhet nënçmuar rivalët. Grupi na jep ambicie të kalojmë më tej. Kjo është pikëpamja ime për grupin”, ka thënë Giresse.

Kosova më 25 mars përballen me Izraelin, derisa pas tri ditësh e pret Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet për investime produktive nëse…