Giroud: Benzema e meriton Topin e Artë

16 tetor 2022 | 14:18

Olivier Giroud ka folur në lidhje me trofeun individual, Topin e Artë.

Ka mbetur vetëm edhe një ditë që të shpallet fituesi i trofeut më prestigjioz individual, Topit të Artë.

Se kush e meriton atë çmim së fundmi ka folur edhe sulmuesi i Francës, Olivier Giroud.

“Benzema e meriton Topin e Artë, askush përveç tij”, ka thënë ai për “RMC Sport”.

Ylli i Real Madridit luajti një rol kyç sezonin që lamë pas duke shënuar 46 gola dhe 15 asistime në 44 paraqitje gjithsej.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë mbahet nesër (e hënë), në Paris.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Manchester United – Newcastle…