Giroudi rezulton pozitiv në testin për Covid-19

02 shtator 2021 | 15:55

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si pasojë është izoluar në shtëpi.

Milani njoftoi se sulmuesi francez, i cili i shënoi dy gola në fitoren kundër Cagliarit, doli pozitiv në testin për Covid-19 të enjten.

Ky lajm është një goditje e rëndë për trajnerin Stefano Pioli, i cili është edhe pa Zlatan Ibrahimoviq në këtë kohë.

“AC Milan njofton se Olivier Giroud ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Vlen të theksohet se Giroud nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që prej ndeshjes kundër Cagliarit në kampionat”, thuhet në njoftimin e Milanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…