GIZ-i ndihmon hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion

08 tetor 2018 | 14:45

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është takuar me ekspertin e angazhuar nga organizata GIZ, Gerd Meier, për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

“Sot në Prishtinë po qëndron eksperti i angazhuar nga GIZ Dr. Gerd Meier për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në bashkëpunim të ngushë me instutucionet dhe komunitetin. Falënderoj GIZ dhe shtetin Gjerman për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes përkrahjes financiare dhe strategjike. GIZ përmes projektit Creating Employment through Export Promotion po përkrah direkt Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për hartimin e strategjisë, me ekspertizën më të mirë gjermane të bazuar në profilin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Beqaj në  profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë fund telashet për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.…