Gjakova do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut

28 nëntor 2023 | 15:30

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj,  kanë vendosur gurthemelin për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Gjini ka theksuar se Skënderbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës.

“Sot bashkë edhe me kryetarin Ramush Haradinaj vendosem gurthemelin për ngritjen e kësaj shtatoreje, e cila veç se do t’ia shtojë vlerën Gjakovës”.

“Shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës, prandaj jam i lumtur që një të tillë do ta kemi shumë shpejtë në qendër të qytetit tonë”

“Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit është iniciuar dhe financuar nga bashkatdhetari ynë Gjergj Prenkocaj, të cilin e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ndërmarrje të tilla më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë për…