Gjakovarët e kanë marr seriozisht Ligën e Parë në futboll

01 shtator 2018 | 23:46

Në kuadër të Ligës së Parë sot janë zhvilluar tre takime, ndërsa vlenë të theksohet loja e skuadrës gjakovare, KF Vëllaznimi e cila fitoj si musafir ndaj 2 Korrikut me rezultatin e thellë 0-3. 

Fitore në këtë xhiro kanë shënuar edhe Fushë Kosova dhe Istogu.

Fushë Kosova ka mposhtur Trepçën me rezultatin 2-0, ndërsa Istogu fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-1.

Ndërsa takimet që do të zhvillohen nesër në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Parë janë: Besa – Vitia, Bashkimi – Kika, Vushtrria – Arbëria. Drenasi – Onix, Dukagjini – Ramiz Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka arkëtuar pikë të plota në përballjen…