Gjashtë lojtarë të infektuar me Bilbaon

13 gusht 2020 | 14:28

Athletic Bilbao është klubi i radhës që tronditet nga koronavirusi. Plot gjashtë raste pozitive janë regjistruar te baskët, që kanë konfirmuar lajmin e keq me anë të një komunikatë në “Twitter”.

Personat e prekur janë izoluar menjëherë dhe kanë nisur karantinën në shtëpitë përkatëse. Athletic njoftoi autoritetet shëndetësore, ndërsa gjatë të prekurit do t’i nënshtrohen testeve të radhës javën e ardhshme.

Në përputhje me udhëzimet që ka dhënë La Liga, seancat stërvitore të ekipit spanjoll që do të nisnin ditën e enjte, do të zhvillohen individuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën…