Gjashtë raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

10 korrik 2023 | 11:37

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkojë nga data 03-09/07/ 2023 janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’,…