Gjashtë të burgosur në burgjet e Kosovës të infektuar nga koronavirusi

29 gusht 22:24

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë edhe 41 zyrtarë policorë pozitiv me koronavirus.

Për shkak të pandemisë, për afër një muaj asnjë familjar i personave të privuar nga liria nuk është lejuar të hyjë këtu.

Por, Shërbimi Korrektues i Kosovës me 18 gusht, mori vendim që në burgje të lejohen vizitat e vetëm një anëtari të familjes për secilin të burgosur.

Dyshohet se pikërisht për shkak të këtyre vizitave kanë ndodhur edhe disa raste të infektimit të stafit të SHKK-së dhe të të burgosurve me Covid 19.

Kështu pohon, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi.

Në total, janë të infektuar 41 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu, janë 6 të burgosur që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus

Ata po qëndrojnë në dhomat e veçanta për trajtim të personave me Covid 19, në kuadër të burgjeve.

Gashi pohon se gjendja shëndetësore e personave të infektuar me Covid 19 e që po qëndrojnë në burgim ose paraburgim është stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock theksoi sot nuk përjashton…