Gjasula ka një mesazh për fansat kuqezi

20 tetor 2021 | 13:32

Klaus Gjasula ishte mungesa e madhe e Kombëtares Shqiptare në ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë dhe shkak u bë infektimi nga koronavirusi, pikërisht në grumbullimin me kuqezinjtë.

Nga Gjermania, mesfushori ka zgjedhur një video-mesazh për të falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur gjatë ditëve të vështira të luftës me koronavirusin dhe u ka lënë takim në nëntor.

“Përshëndetje. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe komentet pozitive në këto ditë të vështira që kam kaluar dhe shihemi në nëntor”, thotë mesfushori në mesazhin e tij për fansat kuqezi.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore në nëntor, konkretisht më datën 12 ndaj Anglisë në “Wembley” dhe tri ditë më vonë ndaj Andorrës në “Air Albania”.

Gjasat për një kualifikim të mundshëm në fazën “play-off” janë thuajse minimale, pasi ekziston vetëm një kombinim matematik që e nxjerr të dytën, por edhe gati-gati e pamundur të ndodhë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…