Gjatë periudhës janar – tetor nga skemat e riintegrimit kanë përfituar 2 843 persona

14 nëntor 2018 | 14:01

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur të mërkurën takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator kombëtar për riintegrim, Izmi Zeka, ka falënderuar të gjithë akterët që të janë përfshinë në implementimin e strategjisë, për punën që kanë bërë në kuadër të kësaj periudhe raportuese.

Ai ka thënë se pa punën e përbashkët do të ishte vështirë të kishin sukseset në procesin e riintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së.

“Buxheti që është ndarë për procesin e riintegrimit ka ndihmuar shumë që të kemi një riintegrim të qëndrueshëm, pavarësisht se nuk i ka përbashkuar të gjitha kërkesat që kanë dalë nga menaxhimi i këtij procesi, megjithatë ka ndihmuar shumë për të pasur riintegrim të qëndrueshëm”, ka thënë zëvendësministri Zeka.

Ai ka theksuar se duke parë fillimin e këtij procesi, MPB-ja me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithë aketerët e përfshirë.

Zeka ka folur edhe për sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie.

Ai ka thënë se gjatë periudhës janar – tetor në skemat e ndryshme të riintegrimit kanë përfituar gjithsejtë 2 843 persona, prej tyre 2 309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm.

Po ashtu është bërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut dhe trajnime të shumta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion prej rritjes së…