Gjelbrim Halili i bashkohet Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës si asamblist i AAK-së
28 prill 2026
| 10:54
Nga sot, Gjelbrim Halili i është bashkuar Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës si asamblist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur Vildane Latifi, drejtoreshë e Administratës në Komunën e Fushë-Kosovës.
“Nga sot, Gjelbrim Halili i bashkohet Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës si asamblist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Suksese në këtë rrugëtim të ri në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”, ku ka ndarë edhe një fotografi me bashkëpartiakun e saj, Gjelbrim Halilin.
Halili, në zgjedhjet e fundit lokale, kishte garuar për asamblist në listën e AAK-së.



