Gjeloshaj qetëson situatën: Qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi për Kosovën dihet

28 mars 2024 | 15:59

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ka folur për votën kundër të Maja Vukiçeviqit, deputete e DNP-së, dje ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Gjeloshajt, pozicioni i Qeverisë së Malit të Zi për Kosovën dihet.

“Pozicioni i Qeverisë së Malit të Zi kur bëhet fjalë për Kosovën dihet dhe qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet Këshilli i Ministrave. Mandati parlamentar është i pavarur dhe deputetët votojnë në këtë proces, Mali i Zi ka gjashtë përfaqësues, tre të përhershëm, tri zëvendësime dhe kjo nuk do të thotë se është politikë zyrtare e qeverisë”.

“Ne kemi marrëdhënie të mira diplomatike, së shpejti do të emërojmë një ambasador në Kosovë dhe me të gjitha vendet që i kemi njohur – ne i respektojmë ato vende dhe kemi marrëdhënie të mira”, ka thënë Gjeloshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Hyseni dhe Drilon Hazrollaj kanë pësuar rritje të madhe…