Gjen vdekjen pushuesi në Velipojë, u fut për t’u larë në det, por…

06 shtator 2020 | 18:19

Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Velipojës.

Burimet bëjnë me dije se viktima është i moshës rreth 70 vjeçare.

Sipas dëshmitarëve, i moshuari sapo ka hyrë në ujë për t’u larë, ka pësuar infarkt.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, me ambulancën e këtij qyteti, pasi në Velipojë shërbimi i ambulancës është mbyllur në datën 31 gusht./panorama/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët e policisë në Stamboll kanë gjobitur një shitës të…