Gjenda e rendë në Klinë pas vërshimeve, Elezaj: Do t’i ndihmojmë qytetarët

20 janar 2023 | 12:22

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka dalë sot në terren për të parë edhe një herë nga afër gjendjen e krijuar nga vërshimet.

Ai ka bërë të ditur se gjendja në qytet, por edhe nëpër fshatra është e rënd. Kryetari Elezaj ka premtuar ndihmë për qytetarët e dëmtuar nga vërshimet.

“Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do t`i ndihmojmë qytetarët e dëmtuar”, ka shkruar Elezaj.

Postimi i plotë i Elezajt:

Të nderuar qytetarë,

Sot, që nga mëngjesi, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kam vizituar shumë vende për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta. Në disa pjesë të qytetit dhe në shumë fshatra gjendja është e rëndë dhe ka dëmtime në infrastrukturë rrugore dhe në shtëpi apo biznese private. Pra, dëmi është i konsiderueshëm.

Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do t`i ndihmojmë qytetarët e dëmtuar.

Gjithsesi do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndajë një fond të veçantë që t`i ndihmohet familjeve të dëmtuara, sepse buxheti komunal është i kufizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak…