Gjendet i gjallë i zhdukuri nga Malisheva

29 qershor 2018 | 14:15

Është gjetur i gjallë Muharrem Berisha nga Gurbardhi i Malishevës, i shte zhdukur para gjashtë ditëve.

“Muharrem Berisha gjendet i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht është duke u transportuar për spitalin rajonal në Pejë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Familjaret e Muharremit kishin treguar se ai vuante nga shfaqja e harresës, andaj kishin kërkuar nga të gjithë bashkëvendësit e tyre dhe banorët e fshatrave përreth të ndihmojnë në kërkimin e familjarit të tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i nëntë me radhë, “Diplomacia ndërkombëtare dhe shteti i…