Gjendet i vdekur një person në Leposaviq, kishte humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë

29 prill 2020 | 12:41

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branislav Radoviq, ka konfirmuar se të martën gjatë ditës është gjetur një trup i pajetë në një fshat të Leposaviqit.

Trupi i viktimës është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë ku jetonte.

Radoviqi ka treguar se personi që është gjetur i vdekur ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij, derisa ka shpjeguar se viktima ka pasur një plagë me armë zjarri në gjoks. /Kosovo Online/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë simptomë, por vijon rrugëtimi i gjatë i Paulo Dybala-s…