Gjendet i vdekur një person në Pejë

21 mars 2023 | 08:51

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek, njofton policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është arrestuar në Hajvali të Prishtinës për braktisje…