Gjendet i vdekur rojtari i një fabrike në Rahovec

13 prill 2021 | 13:31

Rojtari i një fabrike në Rahovec është gjendur pa shenja jete.

Të martën rreth orës 08:00 të mëngjesit, pronari i fabrikës në fjalë ka njoftuar Policinë e Kosovës, se viktimën e kishte gjetur në një barakë.

“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ‘Fatmir Commerc’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonal, po ashtu edhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Me urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në…