Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshohet se bëri vetëvrasje

04 qershor 2023 | 22:20

Një person rreth 50-vjeçar me inicialet B.S. në Prizren është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:25.

Rastin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, viktima është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vlashnje në Prizren.

“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me pistoletë e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë”, ka thënë Bytyqi.

Ai me tej ka bërë të ditur se pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli e mbylli sonte sezonin 2022/23 në Serie A, teksa…