Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Prishtinë

08 janar 2023 | 13:35

Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Ahmeti ka njoftuar se me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…